Ndryshohet orari i punës për administratën publike, po prindërit si do punojnë?
Të gjithë punonjësit e administratës publike, duke fillluar nga 11 nëntori, do të punojnë 30 minuta më shumë në ditët e javës deri të premten. Orari zyrtar i punës do të jetë 08:00 me 16:30, ndërsa ditën e premte nga ora 08:00 deri në orën 14:00. Ndryshimet janë bërë me VKM dhe do të hyjë në fuqi nga momenti që botohet në fletoren zyrtare.

Në udhëzimin e ri thuhet se nëpunësit që janë prindër dhe kanë fëmijë parashkollorë ose të arsimit bazë (9-vjeçar) mund të punojnë në koordinim me orarin kur fëmijët e tyre janë në shkollë, siç përcaktohet nga drejtori i shkollës përkatëse.
Orari për nëpunësit mund të ndryshohet, po jo më gjatë se tre muaj, përcaktohet në VKM, ku shtohet mundësia se gjatë pandemisë puna të kryhet nga shtëpia dhe orari do të jetë i njëjtë me atë të zyrës.
