Situata nga Koronavirusi/ Ministrja Kushi: Kemi gati 3 skenarë për zhvillimin e mësimit
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ishte e ftuar në “Radarin Informativ” në Abc News me gazetaren Jonida Shehu. Ajo deklaroi se aktualisht asnjë shkollë apo kopsht në vend, nuk është mbyllur për shkak të numrit të infektimeve.
Gjatë intervistës, ministrja deklaroi se kanë përgatitur 3 skenare për mënyrën si do të zhvillohet mësmi.
“Ndodh që të mbyllet ndonjë shkollë apo kopsht për shkak të dezinfektimit, 1 apo dy ditë, por nuk kemi në asnjë rast që shkolla apo kopshte të jenë mbyllur për këtë shkak.
Për sa i përket skenarëve të ndryshëm ato do të aplikohen në varësi të situatës epidemike, ne i kemi përgatitur të gjithë skenarët. Kemi tre skenarë për mënyrën se si do zhvillojmë mësimin. I pari është ky që jemi tani, ndërsa i dyti është kryerja e mësimit të alternuar duke u zhvilluar online dhe në shkolla, ndërsa skenari i tretë është zhvillimi i mësimit online”, u shpreh ajo.