“S’respekton masat anti-COVID”, Ivanka Trump heq fëmijët nga shkolla, pas ankesave të prindërve
Jared Kushner dhe Ivanka Trump, kanë hequr fëmijët e tyre nga shkolla hebraike ku ata mësonin, kjo pas akuzave të disa prindërve se çifti nuk po respektonin masat anti-covid.
Çifti, të cilët janë prindër të tre fëmijëve, i kishin dërguar ata në shkollën hebraike në Milton Gottesman që kur u transferuan në kryeqytet në vitin 2017.
Por pasi Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë rezultuan pozitiv me koronavirus, Ivanka dhe bashkëshorti i saj morën jo pak kritika për faktin se u shfaqën në publik, duke pasur kontakte me shumë persona.

Sipas “Daily Mail”, pas ankesave të shumë prindërve, shkolla dështoi të arrinte një kompromis me çiftin, duke bërë që këta të fundit t’i hiqnin fëmijët nga aty.
“Kishte shqetësime për sigurinë e fëmijëve, pasi ishte shumë e artë se çifti Kushner po i shkelnin rekomandimet e shëndetit publik”, është shprehur një nga prindërit.
Por ndërkohë, ndihmësi i Kushner, Avi Berkowitz tha se nuk ishte e vërtetë që çifti i kishin hequr fëmijët nga shkolla për shkak të këtyre akuzave, duke shtuar se ata do të ruajnë privatësinë e familjes dhe se nuk do të merren me ”thashetheme boshe”.