Arbana dhe Eduarti i morën leje Diellit e shijuan bashkë darkën e parë romantike si prindër

Arbana Osmani solli në jetë në 19 tetor djalin e saj të dytë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. I pari që dha lajmin e bukur ishte partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili publikoi një foto duke mbajtur në krahë të voglin.

Lindi Dielli”, shkroi Eduarti duke zbuluar kështu dhe emrin e bukur shqiptar të djalit.

Pas lindjes së tij jeta e çiftit ka ndryshuar në 360 gradë, pasi ata duhet të kujdesen tashmë dyfish, për Jonin e Diellin. Arbana ka qenë e pranishme non-stop pranë dy djemve, ndërkohë që Eduarti ka qenë i detyruar të vazhdojë angazhimet me xhirimin e filmit të tij më të ri. Megjithatë ata kanë gjetur mundësinë të shijojnë pak kohë bashkë, sigurisht me lejen e Diellit.

Eduarti dhe Arbana kanë shijuar mbrëmjen e djeshme pas shumë kohësh darkën e parë bashkë dhe këtë gjë nuk kanë ngurruar ta ndajnë me ndjekësit e tyre. Ata kanë publikuar në Instatgram video nga restoranti ku kanë darkuar dhe janë shprehur me shaka se kanë dalë bashkë pas 100 vjetësh.

I kemi marrë leje Diellit sonte dhe kemi dalë për darkës pas sa kohësh? 100 vjetësh”, shprehen Eduarti dhe Arbana në video.

Kujtojmë se dyshja u njohën gjatë emisionit “Dua të të bëj të lumtur” dhe deri më sot edhe ata kanë jetuar një histori të lumtur dashurie.

Share With:
Translate »
802 Views