E mbijetura e tragjedisë së familjes Josifi, Blerta tregon kush i nxiti: Unë u izolova e para, Anisa e bëri në mënyrë drastike

Është shfaqur për herë të parë pas më shumë se 4-muajsh, Blerta Josifi, vajza tentoi t’i japë fund jetës për t’u ringjallur. Ngjarja që shokoi mbarë opinionin publik ka ndodhur më 2 korrik të këtij viti, ku mamaja dhe motra e saj, u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Kombinat.

Në intervistën ekskluzive për “Shqipëria Live”, Blerta u shpreh se nuk ka qenë nëna e saj, ajo që i ka bërë ato që të ndiqnin Zotin në mënyrën e tyre.

E mbijetura e tragjedisë së familjes Josifi, Blerta tregon kush i

“U izoluam unë dhe Anisa bashkë, nuk ishte mami. Donim të mësonim në mënyrë autodidakte. Menduam për pak kohë, dhe koha po kalonte dhe nuk po ktheheshim në kishë. Kishim librat e krishterë dhe ato lexonim. Anisa lexonte shumë romane”, rrëfeu Blerta.

Kjo e fundit tregoi se ishte vetë ajo që u izolua e para, por jo në mënyrën drastike që e bëri e motra.

“Unë u izolova e para, por nuk e bëra në mënyrë drastike si Anisa. Tani as vetë nuk di ti shpjegoj, kam pyetje plot”, vijoi ajo.

“Po bëj një jetë normale, jam me njerëzit e afërm. E kalova mirë periudhën në spital, kam qëndruar rreth një muaj atje. Vazhdoj të kurohem me ilaçe”, rrëfeu Blerta.

34-vjeçarja foli edhe për jetën e saj dhe të familjes në Përmet: “Kemi kaluar shumë bukur në Përmet, bashkë me motrën. Ajo ka qenë njeriu më i afërt për mua. Kemi qenë vajza të gëzuara, e donim jetën. Gjërat që na ndodhën më vonë kanë qenë një fatkeqësi.

Rreth moshën 14 vjeçe jemi lidhur me kishën, e kemi pasur përkushtim të madh. Nuk i kemi marrë gjërat më tallje, i kemi marrë seriozisht”.

Share With:
Translate »
4954 Views