Vrasja që tronditi Anglinë/ 16-vjeçarja u gjet e vrarë mes pyllit pranë shtëpisë, krimin e pranoi…
Një burrë i martuar ka pranuar sot vrasjen e një vajze 16-vjeçare të gjetur të hedhur në pyje një milje larg shtëpisë së saj.
Louise Smith u zbulua e vdekur tragjikisht në Angli, më 22 maj pasi ajo u shpall e zhdukur, me Shane Mays që pritet të gjykohet për vrasje.
Mays, 30 vjeç, sot u deklarua fajtor për vrasje në Gjykatën e Vinchester.
Ai do të dalë në gjyq nesër i akuzuar për vrasje – me anëtarët e jurisë për t’u thënë për pranimin e tij të fajit.
Louise kuptohet se kishte qëndruar me Mays dhe gruan e tij Cjay – kushërirë e studentes pas një zënke me të ëmën
Cjay, 29 vjeç, u arrestua në lidhje me vdekjen e adoleshentet, por u la i lirë pa asnjë akuzë. Një kërkim i madh filloi për Louise pasi ajo u zhduk më 8 maj të këtij viti.
Trupi i saj u zbulua në pyje dy javë më vonë rreth një milje nga shtëpia e Mays.