Monika Kryemadhi i nënshtrohet një tjetër operacioni, tregon leksionin që i dha i biri për patriotizmin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka treguar se ka kryer një tjetër operacion. E pranishme në njësinë nr.1 në Tiranë, Kryemadhi tha se ka operuar dhëmballën këtë herë, duke falenderuar edhe stomatologun që kishte aty pranë.

Tashmë kam operuar dhe dhëmballën, uroj që gjithçka të shkojë mirë Etjon. Shpresoj se nuk duket shumë që sapo jam operuar,”- shtoi Kryemadhi.

Kryemadhi tha se ditët e fundit ka marrë një leksion të madh nga djali i saj, në lidhje me patritozmin, gjë që e ndau dhe me publikun.

Po diskutoja me djalin tim për fjalën heronj dhe patriot, për brezin e ri. Patriot i thashë unë do të thotë të duash vendin dhe flamurin e vendit tënd. Ai më tha jo, patritotizmi është një atdhedashuri, është një burrë ose grua që e mbron popullin përballë qeverisjeve të këqija. Dhe aty u ndjeva e liqështuar. I thashë ‘Besart je shume i vogël, por sot më dhe një leksion të madh’. Dhe sot unë ndjehem në faj që ndoshta nuk e kam mbrojtur popullin tim, përballë qeverive,”- tha Kryemadhi

Share With:
Translate »
579 Views