Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij janë gati të zgjerojnë familjen : Ka disa embrione që po presin

Ricky Martin ka 4 fëmijë me bashkëshortin e tij, Jwan Yosef, binjakët Matteo dhe Valentino, vajzën Lucia dhe djalin Renn. Mirëpo duket se ai nuk është i kënaqur me kaq dhe dëshiron të ketë fëmijë të tjerë.

Disa njerëz mendojnë se unë jam i çmendur, por kam dëshirë të kem një familje të madhe dhe ka disa embrione që po presin. Nuk e di. Kjo është e gjitha çfarë duhet të them. Jwan po çmendet në këto momente, por është në rregull, mos i thoni gjë atij!”, ka thënë Ricky.

Ai ka treguar se gjërat në familjen e tij po ndryshojnë, duke qenë se dy djemtë po hyjnë në fazën e adoleshencës. “Ata janë në fazat e para të adoleshencës dhe është shumë zhurmë. Dhe për më tepër jemi në izolim dhe në shtëpi dëgjohet gjithë kohës ‘Largohu nga rruga ime! Kjo është dhoma ime, nuk është e jotja, blah blah!’”, ka thënë Martin.

Këngëtari është shprehur se është shumë krenarë për familjen e tij dhe se vajza është mbretëresha e shtëpisë e se ajo do të jetë trashëgimtarja e pronës. Ai është shprehur më herët se dëshiron që në të ardhmen të adoptojë ndonjë fëmijë me bashkëshortin.

Share With:
Translate »
686 Views