Ka vetëm një cilësi që Sara Hoxha s’do të dëshironte kurrësesi t’ia trashëgonte djemve nga vetja!

Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha dhe partneri i saj Ledion Liço janë prindër të dy djemve.

Dy vogëlushët e tyre, të cilët janë ndër fëmijët e njohur të showbiz-it, quhen London dhe Roman.

Në rrjete sociale shohim vazhdimisht momente të Sarës me djemtë e saj, të cilët mundohet t’i ekspozojë sa më pak.

Megjithatë, Sara jep një ndihmë të madhe për nënat e reja, duke treguar sesi i rrit, (ushqen apo edukon) fëmijët e saj.

Partnerja e Ledionit përpiqet të mos i llastojë fëmijët e saj e t’i mësojë që në vegjëli me rregulla, për t’u bërë sa më korretë e të ndërgjegjshëm kur të rriten.

Mirëpo, ajo shpreson që asnjë prej fëmijëve të mos i ngjajë Sarës nga kokëfortësia.

Pikërisht këtë ka treguar në postimet e saj në InstaStory, teksa i përgjigjen ndjekësve.

“Cila është një cilësi e jotja që s’do të doje t’ia kaloje fëmijëve?”- është pyetja të cilës Sara i është përgjigjur:

“Kokëfortësia ime”

Share With:
Translate »
506 Views