“Fëmija i vitit”/ Vetëm 15 vjeçe dhe është shkencëtare: Dua të jap mesazhin se të gjithë…

Vetëm 15 vjeçe dhe është shkencëtare dhe shpikëse. Ajo është shpallur nga revista “Time” si “fëmija e i vitit”. Është fjala për Gitanjali Rao nga Denver, Colorado, e cila ka shpikur teknologji të reja në një sërë fushash.

Ajo ka krijua një pajisje që mund të identifikojë plumbin në ujë të pijshëm dhe një aplikacion e shtrirje të Chrome që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar ngacmimet në internet.

Gitanjali është shprehur se shpresonte se mund të frymëzonte edhe të tjerët që të ëndërronin ide për të “zgjidhur problemet e botës”.

Ajo tha se shpresonte se mund të frymëzonte të tjerët të ëndërronin ide për të “zgjidhur problemet e botës”.

Mediat e huaja shkruajnë se 15-vjeçarja u zgjodh nga 5000 të nominuarit me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas ranë vetëm në pesë finalistë. Gjithashtu thuhet se ajo së bashku me 4 finalistët e tjerë do të nderohen gjatë një emisioni special televiziv të premten e ardhshme.

Gjatë një interviste me aktoren dhe humanitaren e famshme, Angelina Jolie, adoleshentja është shprehur se nuk “duket si shkencëtaret tipike që shikon në TV, të moshuara dhe me flokë të bardhë”.

“Qëllimi im është që jo vetëm që të krijoj pajisjet e mia për të zgjidhur problemet e botës, por edhe të frymëzoj të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë si unë. Nga përvoja ime personale, nuk është e lehtë kur nuk sheh askënd si ti. Prandaj unë me të vërtetë dua të jap mesazhin: ‘Nëse unë mund ta bë, edhe ti mund ta bësh, të gjithë mund ta bëjnë”, ka shtuar ajo.

Share With:
Translate »
342 Views