Babi Juli si di mirë përgjigjet e ekuacioneve, por di t’i bëjë Mateos urimin më të bukur për ditëlindje!

Sot, djali i aktorit të humorit, Julian Dedës, feston ditëlindjen e tij.

Aktori është tepër i lidhur me të birin dhe këtë na e ka treguar shpesh në rrjete sociale.

Mateo ka nofkën “kampion” nga i jati, i cili sot zgjodhi ta urojë publikisht për ditëlindje.

Juli tregoi një skenë të lezetshme të tyren nga mbrëmja e kaluar, kur kishte gabuar me një përgjigje të ekuacioneve të mateos.

“Hej kampion, mbreme me pyete per nje ekuacion ne matematike dhe pergjigja e tmerrshme qe te dhashe, te beri te qeshje fort, e di pse, sepse babi nuk i di fort mire ekuacionet. Por nje ekuacion e di shume mire, qe nese mbledhim krenarine me energjine, i shumezojme me pak zhurme e rremuje dhe shume pasion e dashuri, perfundimi del MATEO.
Gezuar ditelindjen drita e syve. Te dua sa nuk thuhet me fjale. Fitofsh gjithe jeten kampion. ❤”- ka shkruar aktori.

 

 

Shumë urime për Mateon!

Share With:
Translate »
341 Views