Pas dasmës miliona dollarshe, çifti i famshëm lajmërojnë se po presin një fëmijë
Çifti u fotografua në jahtin e tyre me vlerë më shumë se 20 milionë dollarë. Ajo kishte veshur bikini, dhe barku i saj shtatzënë ishte në plan të parë. Të dy ende nuk kanë komentuar publikisht për faktin se së shpejti do të bëhen prindër. Reagimet pasuan në rrjetet sociale.
“Fëmija i tyre i dytë është rrugës. Fëmija i parë është qeni i tyre”, “Familje e bukur”, “U uroj vetëm lumturi”, janë disa prej tyre.
Ata u martuan në shkurt të këtij viti në një ceremoni madhështore në Monako. Charles ka folur më parë për aspiratat e tij personale.
“Kam edhe ambicie personale, siç është krijimi i një familjeje, të cilën mund ta arrij duke vazhduar të ndjek titullin e kampionit të botës”, tha ai në një intervistë me Le Journal de Femmes.
Kur u pyet nëse do të donte që djali i tij të ndiqte gjurmët e tij, ai tha se do të donte që ai të bënte diçka tjetër.
“Është tashmë e vështirë për mua të shoh vëllanë tim më të vogël, Arthurin, të garojë. As nuk guxoj ta imagjinoj të kem një fëmijë”, tha ai më parë.
Charles Leclerc and Alexandra Leclerc in Italy. pic.twitter.com/CpfOd8nZIk
— 21 (@21metgala) August 6, 2026