FOTO E ËMBËL/ Infermierja në spitalin Covid 1 shtatzënë dhe në punë: Presim bebush, të na gëzojë
Infermierja e spitalit Covid 1, Xheorxhia Metushi është në pritje të ëmbël.
Së shpejti ajo pritet që të bëhet nënë, pasi po pret lindjen e bebes së saj.
Pavarësisht shtatzënisë dhe rrezikimit të jetës nga infektimi me koronavirus, ajo ka vazhduar të qëndrojë në spital në shërbim të pacientëve të sëmurë.
Mikeshat e saj e kanë uruar në rrjetet sociale, që foshnja të lindë shëndoshë e mirë së bashku me nënën.
“Ne Spitalin Covid 1 presim bebush. Kemi nevoje te na gëzoje zemra”,- shkruan ajo në rrjetet sociale.
