Kjo pozë e familjes ishte kartolina më e bukur e festave të Florjan Binajt!

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, tregohet tepër i rezervuar përsa i përket jetës private.

Të rralla janë rastet kur ai ndan në rrjete sociale poza me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët, Glauk dhe Krena.

Megjithatë, me rastin e festave të fundvitit, aktori “e ka bërë zemrën gur” dhe ka publikuar foton më të ëmbël të partneres dhe vajzës së tij.

Si dy princesha, ato kanë pozuar pranë njëra-tjetrës të veshura me fustane të kuq dhe lule mbi kokë, ndërsa në sy bie menjëherë ngjashmëria e madhe nënë e bijë.

 

Flori ka preferuar të mos e komentojë këtë foto, duke e shoqëruar vetëm me emojin e një zemre, teksa ka ndarë me fansat kartolinën më të bukur të festave të tij.

Share With:
Translate »
841 Views