Djali më i ëmbël! Zëri i dhuron lule mami Elitës në mëngjes!

Moderatorja Elita Rudi është tepër e lidhur me vogëlushin e saj, Zërin, me të cilin ndan shpesh momente të ëmbla në Instagram.

Zëri po rritet me dashurinë e madhe të dy prindërve të tij, të cilët i kanë mësuar gjithashtu të dhurojë dashuri, njësoj siç ka bërë edhe ditën e sotme.

Mëngjesi i Elitës ka nisur plot sheqer, pasi i vogli i ka dhuruar të ëmës një lule, siç mund ta shohim edhe në foton e dashurueshme që ka publikuar Elita.

Duke buzëqeshur, ai i ka dhënë të ëmës lulen që kishte në dorë, ndërsa ky moment nuk i ka shpëtuar pa dokumentuar Elitës.

“Lidhja mes një nëne dhe të birit”- shkruan Elita krahas postimit që na i shkriu zemrat.

Share With:
Translate »
650 Views