Krushkat për ballen live/ Mallkimi:Të ardhtë djali me arkivol! Babai: S’kam dashnore, ajo ka shkatërruar 4 familje

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” një nënë akuzoi krushkën e saj, se ka shkatërruar lidhjen midis djalit të saj dhe nuses.

“Unë kam pasur një jetë të vështirë dhe plot vuajtje, dy martesa, dy divorce, tre fëmijë. Mirëpo më shumë jam shqetësuar nga problemi i djalit tim, i cili u shkatërrua nga gjithçka për shkak të krushkës, vjehrrës së tij. Djali u martua me një vajzë që na i prezantoi një njeriu jonë i afërm, mirëpo unë e mbështeta djalin sepse nëse ai do ta pëlqente edhe pse me shkuesi.

Mirëpo djali u martua me këtë grua dhe sollën në jetë dy fëmijë. Por në lindjen e fëmijës së dytë nusja filloi nga pakënaqësitë dhe u fut në familjen e tij vjehrra e tij. Pastaj këtu filloi peripecia mes tyre, krushka ma kërcënonte djalin duke e tërhequr me banesë afër tyre dhe duke e shkatërruar deri në këtë pikë. Krushka i merrte gjithë të ardhurat edhe vajzës së saj dhe djalit tim, pra dhëndrit të tyre. Aty filluan të gjitha peripecitë. Djali ndodhej në situata të vështira dhe nisën vetëm probleme, madje djali im Bledi ka tentuar edhe vetëvrasjen duke u varur në ballkonin e shtëpisë. Bledi nuk po mbështetej as nga bashkëshortja as nga familja e saj, ai kaloi në depresion, filloi të pinte edhe alkool para se të binte në burg. Bledit i janë bërë shumë padrejtësi dhe sot ai është i sëmurë djali është transformuar totalisht. Djali im punonte shumë, ai punonte si qen. Kundrejt djalit nusja mori urdhërmbrojtje sepse nëna e saj nuk dëshironte që Bledi të afrohej në shtëpinë e tij. Nusja u zu me djalin për punë lekësh, sepse vëllai nuses ka kërkuar 500 mijë lekë borxh dhe Bledi i thot nuses që nuk kemi dhe nusja ja jep fshehurazi. Këtu nisi problematika e familjes së djalit tim.

Nusja mohon çdo gjë, ajo bashkë me nënën e saj janë fajtore dhe prishje të martesës dhe që djali im është në burg”, u shpreh nëna e djalit.

Por ish-nusja e saj dhe mamaja, mohuan çdo akuzë të nënës së Bledit. Ndërsa babai dhe motra e këtij të fundit e bënë atë fajtor

Share With:
Translate »
723 Views