Look-u i sotëm i Arbanës mundësohet nga dy djemtë e saj!

Pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve të vegjël, e për më tepër njëri prej tyre vetëm 2-muajsh, Arbana gjen kohë edhe për ndjekësit e saj duke publikuar recetat e gatimit që ia kërkojnë aq shumë. Në videot e fundit të publikuara, Arbana tregon se shumë shpejt do të nisë me recetat festive, që nga ëmbëlsirat deri tek gjeli i detit.

Moderatorja shfaqet pa pikë makeup-i në fytyrë, me flokët e parregulluara dhe nuk ka aspak faj. Arbana shkruan se look-u i sotëm mundësohet nga dy djemtë e saj, duke treguar kështu se nuk ka patur kohë për të bërë makeup e për t’u rregulluar.

Me siguri dhe ëmbëlsirën më të fundit që gatoi për ndjekësit e saj, arriti ta realizonte teksa Dielli do ketë qenë duke fjetur.

Share With:
Translate »
652 Views