Një zonjushë e vogël! S’do ta besoni sa shumë qenka rritur vogëlushja e Lindita Halimit!

Në muajin mars të vitit 2019, këngëtarja e njohur shqiptare Lindita Halimi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo dhe partneri u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Kaimana.

Në rrjetet e saj sociale nuk munguan pozat e para me të voglën, e cila shumë shpejt do të mbushë dy vjeç.

Lindita po jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerin dhe vajzën e tyre, ndërsa së fundmi kanë pasur një vizitë nga këngëtarja Tuna Sejdiu.

Kjo e fundit ka ndarë në InstaStory një foto të familjes së tyre të lumtur, ndërsa sytë na mbetën tek Kaimana.

E vogla është rritur shumë dhe është kthyer në një zonjushë simpatike, e cila ka marrë tiparet më të bukura të dy prindërve të saj.

Më herët, Lindita u kthye në kryefjalën e mediave e rrjeteve sociale, për shkak të zgjedhjes së saj të partnerit.

Një pjesë e ndjekësve nuk ishin dakord me partnerin me ngjyrë të këngëtares dhe e “qortonin” atë të zgjidhte një mashkull shqiptar.

Megjithatë, këngëtarja tregoi se dashuria nuk njeh kombësi apo ngjyrë lëkure dhe ajo triumfon gjithmonë mes dy njerëzve.

Share With:
Translate »
1067 Views