A do martohej me dikë që ka fëmijë? Lei Kraja jep përgjigjen që s’pritej
Ndërkohë në episodin më të fundit duke u nisur nga një video e transmetuar, pati diskutime mes Jonidës, Leit dhe Elios, lidhur me të paturit një partner me fëmijë nga një lidhje e mëparshme. Më tej Jonida bëri një pyetje.
Dhe si përgjigjet Lei?! Duket se Lei Kraja vendos dashurinë mbi gjithçka, teksa përgjigjet si më poshtë…
“Po, patjetër nuk e kam problem. Nëse ka dashuri nuk ka ndonjë problem, ti e do njeriun me çdo gjë që ai sjell…”, tha Lei.