A duhet ta ushqeni foshnjën me gji nëse jeni me grip, kështu thonë mjekët

Të ushqesh me gji fëmijën ndërsa nëna është e prekur me grip jo vetëm që nuk është gabim, por edhe e mbron fëmijën nga viruset e stinës përkatëse.

Përfundimi është arritur nga një grup mjekësh pediatër në Itali. Doktori Sergio Conti Nibali, shef i grupit të punës që lidhet me ushqyerjen në Shoqatën Kulturore të Pediatërve në Itali, thotë se ushqyerja me gji nuk duhet kufizuar nëse nëna është prekur nga virusi i gripit.

“Nëpërmjet qumështit të gjirit, nëna i transmeton fëmijës edhe antitrupat specifike që luftojnë virusin e gripit”, thotë ai.

Dhënia e qumështit mund të jetë e mundimshme kur nëna është prekur nga gripit dhe temperatura e lartë mund ti shkaktojë asaj lodhje. Prandaj është e rëndësishme që të kujdesen për tu shëruar.

Nëse është e nevojshme merrni anti-inflamatorë ose analgjetikë, si paracetamoli; në qoftë se ky i fundit nuk lehtëson simptomat përdorni ibuprofen.

Antibiotikët më të përdorur, të tilla si penicilinat, makrolidet dhe cefalosporinat, janë në përputhje me dhënien e gjirit.

Share With:
Translate »
852 Views