Pushimet nisin edhe kështu, Bieta Sulo tregon si bëhen përgatitjet me të birin
Bieta Sulo dhe Alban Dudushi prej një viti kanë provuar ndjesinë e të qenit prindër dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Me hyrjen e korrikut kur temperaturat po fillojnë të rriten së tepërmi dhe sezoni televiziv mbyllet, Bieta dhe Albani kanë vendosur të nisin pushimet.
Sigurisht pranë tyre është edhe djali Kroi Art, i cili para pak kohësh festoi 1 vjetorin. Pak minuta më parë gazetarja e njohur ka publikuar një foto të tij teksa bëheshin gati t’u nisur. I vogli mundohet ta lëvizë vetë valixhen e madhe, ndërsa vetë Bieta si për të sqaruar situatën citon fjalët e tij: “E mbajë vetë unë”.
Kroi Art tashmë është rritur dhe po mundohet t’ia dalë mbanë vetë.