A duhet të lejohet të vdesë? Gjykatat në Britani vendosin për fatin e vajzës 8-muajshe

Gjyqtarët gjykatës së Apelit në Londër vendosën që Indi Gregory, foshnja e lindur në Derbyshire me gjendje mitokondriale të pashërueshme duhet të lejohet të vdesë.

Prindrit e Indi Gregory, Dean dhe Claire vendosën të ankohen në Gjykatë pasi, mjekët thanë që vajza 8 muajshe nuk mund të jetonte për shkak të një sëmundje të pashërueshme, trajtimi i së cilës ishte i kotë dhe i shkaktonte dhimbje.

Por si Gjykata e Lartë dhe ajo e Apelit rrëzuan kërkesën e prindërve të Indit dhe i dhanë të drejtë stafit mjekësor. Situata ka sjellë në vëmendje një debat midis, shkencës, besimit fetar dhe ligjit. Tetë muajsh Indi Gregory ka një gjendje mitokondriale të pashërueshme dhe mjekët thonë se nuk mund të bëjnë më shumë për të

Foshnjës, nga Ilkeston në Derbyshire, javën e kaluar iu dha shtetësia italiane urgjente nga kryeministrja e vendit, Giorgia Meloni, si pjesë e një oferte të jashtëzakonshme të minutës së fundit për ta çuar atë në Romë për trajtim.

Megjithatë, gjyqtarët thanë se një lëvizje në Itali nuk ishte në interesin më të mirë të Indit dhe e cilësuan një ndërhyrje të zyrtarëve konsullorë italianë “të keqkuptuar”. Të premten, tre gjyqtarë të gjykatës së apelit vendosën se trajtimi i mbështetjes jetësore mund të bëhej vetëm në një spital ose bujtinë, por jo në shtëpinë e familjes. Familja e Indit ka fituar mbështetjen e organizatave jofitimprurëse e madje të Vatikanit.

Gjyqtari i gjykatës së apelit, Lordi i Drejtësisë Peter Jackson, shprehu të premten shqetësim të thellë në lidhje me aspektet e çështjes së paraqitur nga Qendra Ligjore Kristiane në emër të prindërve të Indit.

Ai tha se mjekët që kujdeseshin për Indin dhe 12 foshnja të tjera me sëmundje kritike ishin vënë në një situatë jashtëzakonisht sfiduese për shkak të taktikave të procesit gjyqësor manipulues, të cilat ai sugjeroi se po i parandalonin ata për trajtimin e pacientëve shumë të cënueshëm.

Share With:
Translate »
154 Views