A duhet të vaksinohen të gjithë fëmijët kundër Covid-19?

Fëmijët në të gjithë botën vaksinohen për sëmundje nga të të ndryshme. Tashmë në disa vende ka nisur dhe vaksinimi për Covid-19, por kjo ka shkaktuar debat të shumta.

Disa vende janë kundër SHBA, vend i cili ka imunizuar tashmë rreth 600,000 fëmijë, të moshës midis 12 dhe 15 vjeç. Pritet që të kryhen studime për efektet e vaksinës në këtë moshë dhe vitin tjetër pritet të ulet edhe më shumë mosha e fëmijëve që do të jenë të imunizuar.

Ndërkohë Britania e Madhe që ka vaksinuar një pjesë të madhe të popullsisë nuk ka marrë ende një vendim për fëmijët.

Por shkencëtarët për vaksinimin e fëmijëve janë të ndarë dhe kanë ngritur një pyetje: A u shpëton jetën fëmijëve vaksina?

Sipas BBC ekziston dhe një dimension moral dhe etik, pasi nëse dozat e destinuara për fëmijët do të shpëtonin më shumë jetë nëse u jepeshin punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve në vendet që janë të varfra.

Ka dhe një argument tjetër, ku shumë ekspertë janë të mendimit se përfitimet e fëmijëve janë të pakta, pasi ata kanë një mbrojtje natyrale ndaj Covid-19. Simptomat tek fëmijët janë pothuajse gjithmonë të lehta ose asimptomatike.

Ndërsa një një studim i botuar në Lancet tregoi se më pak se dy në çdo milion fëmijë vdiqën me Covid gjatë pandemisë në të gjithë botën. Ekspertët shtojnë se vaksinat janë të sigurta, por rreziku dhe përfitimet e tyre tek fëmijët duhet të peshohen me kujdes dhe më pas të merret një vendim për imunizimin e kësaj pjese të popullsisë.

Share With:
Translate »
285 Views