“Mos ma vrit fëmijërinë”, qytetarët bashkohen në protestë kundër abuzimeve seksuale

Pas abuzimit seksual të 15-vjeçares në Lezhë, qindra qytetarë janë mbledhur sot në protestë para sheshit Skënderbej. Të rinj , gra e burra janë bërë bashkë për t’ju bërrë thirrje viktimave të abuzimit seksual që të mos durojnë, por të denoncojnë menjëherë.

“Mos ma vrit fëmijërinë”, “Eduko djalin”, “Ne jemi me ty”, “Ti s’je vetëm” janë disa nga parrullat që janë mbajtur nga qytetarët në protestë. Nga sheshi “Skënderbej”, të gjithë bashkë kanë marshuar më tej drejt drejtorisë së policisë, për të kërkuar dënim maksimal dhe burg për të gjithë ata që abuzojnë seksualisht me të mitur.

Kjo protestë u nxit pasi abzuimi seksual me 15-vjeçaren në Lezhë, që tronditi gjithë opinionin publik. Gjithçka nisi për të miturën në muajin mars dhe vetëm pak ditë më parë ajo gjeti guximin për të denoncuar 5 burrat që kanë abuzuar me të. Për ngjarjen e rëndë, policia ka vënë në pranga pesë persona. Ata janë Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale A.Gj. Ata akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Fotografitë e abuzuesve kanë qarkulluar gjithë këto ditë në rrjete sociale dhe qytetarët kanë kërkuar dënim maksimal për të pestë. Dyshohet se 15-vjeçarja është joshur nga Artan Kaçorri me një celular dhe më pas ai e ka marrë nga shkolla me makinë dhe e ka përdhunuar. Ai ka filmuar të gjithë aktin dhe përmes videos ka shantazhuar të miturën së bashku me 4 miqtë e tij për të detyruar që të kryje marrëdhënie me ta.

Share With:
Translate »
210 Views