A është i lidhur obeziteti në fëmijëri me shfaqjen e kancerit më vonë në jetë

Kohët e fundit u publikua një studim që tregoi se ekziston një lidhje shqetësuese midis obezitetit në adoleshencë dhe rritjes së konsiderueshme të rrezikut të zhvillimit të disa llojeve të ndryshme të kancerit më vonë në jetë

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se djemtë që ishin mbipeshë ose obezë kur ishin 18 vjeç kishin një rrezik në rritje për të zhvilluar deri në 17 lloje të ndryshme kanceri më vonë në jetë.

U ekzaminua lidhja e rritjes së peshës trupore dhe aftësisë së reduktuar aerobike në atë moshë me ekspozimin e mëvonshëm ndaj kancerit.

Është interesante që studimet kanë treguar një lidhje të rëndësishme midis rritjes së peshës trupore (d.m.th., BMI më i lartë – indeksi i peshës trupore) dhe shfaqjes së kancerit sesa ishte rasti me lidhjen e kapacitetit të zvogëluar aerobik dhe kancerit, transmeton Telegrafi.

Obeziteti mund të jetë shkaku i 15-25% i shfaqjes së kancerit

Studimet kanë treguar se lidhja e rritjes së peshës trupore në adoleshencë ekziston për kanceret si kanceri i mushkërive dhe trurit, leukemia dhe limfoma. Lidhja më e fortë u gjet midis BMI-së së lartë dhe kancerit në bark, ku ekzistonte madje një rrezik tre deri në katër herë më i madh për zhvillimin e kancerit të ezofagut, stomakut dhe veshkave. Hulumtimet në Suedi kanë treguar se obeziteti mund të konsiderohet shkaku i 15-25% të këtyre kancereve.

Kanceri i prostatës

Ndryshime u vunë re edhe në kancerin e prostatës, i cili ishte më i zakonshëm tek meshkujt me peshë normale në krahasim me ata që ishin obezë. Shkencëtarët besojnë se arsyeja është se meshkujt që kanë një peshë trupore normale kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, ndaj kjo është arsyeja pse ky kancer zbulohet më shpesh.

Gjithnjë e më shumë fëmijë obezë

Ajo që është veçanërisht shqetësuese është fakti se ka gjithnjë e më shumë fëmijë obezë. Kjo praktikisht do të thotë se, tani që dimë për këtë lidhje, mund të presim një shpërthim të këtyre llojeve të kancerit në 20, 30 ose më shumë vitet e ardhshme. Prandaj, është e nevojshme të trajtohet tendenca në rritje e obezitetit në fëmijëri dhe adoleshencë. Lufta kundër obezitetit në fëmijëri, një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti fizik i detyrueshëm, bëhen absolutisht imperativë për përcaktimin e nismave dhe politikave që synojnë të përmbysin tendencën shqetësuese të rritjes së obezitetit tek të rinjtë.

Share With:
Translate »
59 Views