Cindy Marina publikoi disa foto nga fëmijëria dhe sapo na tregoi që ka qenë gjithmonë një yll

Cindy Marina është modelja shqiptaro-amerikane që rrëmbeu çmimin e bukurisë në  Miss Universe Albania 2019. Që atëherë ajo ka qenë pjesë e spektakleve ndërsa është përfolur shumë edhe për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit.

Cindy Marina publikoi disa foto nga fëmijëria dhe sapo na tregoi

Ditën e sotme Cindy është bërë nostalgjike dhe ka publikuar disa foto nga fëmijëria. Në njërën prej tyre ajo tregon se bënte patinazh dhe ëndërronte të bëhej një yll, e më pas në një tjetër ajo ka treguar se ka kërcyer hula.

Cindy Marina publikoi disa foto nga fëmijëria dhe sapo na tregoi

Duket se modelja ka patur shumë pasione dhe i ka ndjekur ato që e vogël pasi në një intervistë të publikuar dy muaj më parë në një gazetë italiane, ajo ka rrëfyer se ka qenë volejbolliste, një pasion i trashëguar nga e ëma e cila ishte volejbolliste profesioniste.

Cindy Marina publikoi disa foto nga fëmijëria dhe sapo na tregoi

“Kam luajtur volejboll për 12 vjet. U diplomova gjatë pandemisë kur edhe sporti u ndal plotësisht. Në atë kohë më ofruan punën që bëj tani: reportere e Serisë A italiane në një kanal sportiv shqiptar. Nuk do të kisha mundur kurrë të jepja 100% edhe si gazetare edhe si sportiste. Kështu që vendosa të hap një kapitull të ri në jetën time. Ishte jashtëzakonisht e vështirë sepse të qenit sportist ishte identiteti im. Pastaj Konkursi i bukurisë ishte një përvojë unike: ishte një nder të përfaqësoja vendin tim”, rrëfeu dy muaj më parë Cindy.

Cindy Marina publikoi disa foto nga fëmijëria dhe sapo na tregoi

Share With:
Translate »
104 Views