A mund të mbeteni shtatzënë menjëherë pas ndërprerjes së pilulës kontraceptive mbrojtëse?

Marrja e pilulës kontraceptive nuk do të thotë që një grua nuk dëshiron kurrë të mbetet shtatzënë.

Nëse vjen koha kur ajo dëshiron të mbetet shtatzënë, ajo mund të pyesë veten se sa kohë do t’i duhet për të mbetur shtatzënë, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Përgjigja për këtë pyetje mund të varet jo vetëm nga koha kur ajo e ndërpreu marrjen e pilulës, por nga faktorë të tjerë, duke përfshirë moshën dhe shëndetin e përgjithshëm.

Fakte rreth përdorimit të pilulave kontraceptive:

– Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, vlerëson se pothuajse 62 për qind e grave të moshës 15 deri në 44 vjeç, përdorin ndonjërën nga metodat e kontracepsionit.

– Një shumëllojshmëri e pilulave hormonale janë të disponueshme me recetë në Shtetet e Bashkuara.

– Ndonjëherë marrja e pilulës kontracpetive mund të fshehë parregullsitë e ciklit menstrual.

– Gratë mund të mos mbeten shtatzënë menjëherë pas ndërprerjes së pilulës, pasi cikli menstrual të rivendoset vetë.

Çfarë thonë studimet?

Marrja e kontraceptivëve oralë mund të rezultojë në një vonesë afatshkurtër në arritjen e shtatzënisë prej 2 deri në 6 muaj kur një grua ndalon marrjen e pilulës, krahasuar me përdorimin e kontraceptivëve të tjerë, sipas një studimi danez të vitit 2013 të botuar në revistën ‘Human Reproduction’.

Studimi përfshiu 3727 gra, të moshës 18 deri në 40 vjeç.

Pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor në baza mujore për 12 muaj për të përcaktuar nëse kishte ndodhur shtatzënia.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se gratë që kishin përdorur pilula kontraceptive për periudha më të gjata dhe jo më të shkurtra kishin më shumë gjasa të mbeten shtatzënë.

Në mënyrë të ngjashme, përdorimi afatgjatë nuk kishte efekt negativ në probabilitetin për të mbetur shtatzënë.

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë që kishin përdorur pilula kontraceptive, duke filluar nga mosha më e re se 21 vjeç, kishin më pak gjasa për të mbetur shtatzënë në krahasim me gratë që filluan të merrnin pilula pas moshës 21 vjeç.

Studiuesit teorizuan se gratë më të reja që fillojnë pilula kontraceptive mund të kenë më shumë parregullsi në ciklin e tyre menstrual krahasuar me gratë që fillojnë më vonë pilulat hormonale.

Konsideratat që duhet ti merrni parasysh kur ndaloni pilulën kontraceptive:

Shembuj të faktorëve që ndikojnë në gjasat për të mbetur shtatzënë pas ndërprerjes së pilulës kontraceptive përfshijnë:

Shëndeti i përgjithshëm i një gruaje:

Faktorë, të tillë si çrregullimet e tiroides, çrregullimet e gjëndrrës së hipofizës ose sindroma e vezores policistike (PCOS), mund të ndikojnë në shanset për të mbetur shtatzënë. Gratë që janë obeze ose tepër të holla gjithashtu mund të kenë vështirësi në ngjizjen.

– Shëndeti riprodhues i një gruaje:

Gratë që kanë një histori të infeksioneve të legenit, tubave fallopiane të bllokuara ose endometriozës mund të kenë vështirësi më të mëdha për të mbetur shtatzënë.

– Shëndeti riprodhues i një mashkulli:

Numri i ulët i spermës mund të ndikojë në shanset e një çifti për të mbetur shtatzënë.

– Mosha e një gruaje:

Shkalla e shtatzënisë bie pasi gratë arrijnë moshën 35 vjeç. Sipas NHS, 92 për qind e grave të moshës 19 deri në 26 vjeç, do të mbeten shtatzënë brenda 1 viti nga kryerja e marrëdhënieve intime të pambrojtura.

Share With:
Translate »
102 Views