A mund të përcaktohet gjinia e foshnjes suaj përmes formës së barkut? – Ja e vërteta

Momenti kur kuptoni se jeni shtatzënë, njerëzit përreth jush mund të përceptojnë gjininë e foshnjes suaj nga mënyra se çfarë konsumoni apo edhe nga forma e barkut.

Forma e barkut ëshë një nga mitet më të njohura rreth parashikimit të gjinisë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Ju mund të keni dëgjuar se nëse forma e barkut tuaj është e ulët atëherë supozohet se do të keni djalë, dhe e kundërta.

Miti shpjegon më tej se djemtë janë më të pavarur, dhe si rrjedhojë, barten më poshtë mitrës. Ndërsa, vajzat kanë më shumë nevojë për mbrojtje, andaj ato poziciohen më lartë.

Mirëpo, e vërteta e kësaj çështje qëndron se forma dhe madhësia e barkut nuk e përcakton seksin e foshnjës suaj.

Kjo pasi pozicioni i foshnjes suaj ndryshon në çdo moment, në këtë mënyrë ndryshohet edhe forma dhe madhësia e barkut tuaj.

Share With:
Translate »
22 Views