A mund të shkaktojë maska helmim nga dioksidi i karbonit?

Nëse ndonjëherë jeni shqetësuar se mund të pësoni helmim nga dioksidi i karbonit që rithithni gjatë mbajtjes së maskës për të mos transmetuar Covid-19, ekspertët theksojnë që nuk ka vend për t’u shqetësuar. Për Healthline, një nga website-t më të besueshme për shëndetin, Dr. Darrell Spurlock Jr. nga Universiteti Widener në Pennsylvania, u shpreh:

“Doza e dioksidit të karbonit që mund të rimerrni gjatë përdorimit të maskës eleminohet shpejt dhe lehtë nga sistemi i frymëmarrjes dhe metabolizmi. Unë shqetësohem mijëra herë më shumë për rrezikun e mosmbajtjes së maskës.”

Megjithatë, pavarësisht se mbajtja e maskës nuk është e rrezikshme, disa kategori të caktuara njerëzish duhet të konsultohen paraprakisht me mjekun. Healthline thekson se personat që vuajnë nga apnea e gjumit (çrregullim serioz i gjumit që konsiston në ndalimin e frymëmarrjes) duhet të këshillohen me mjekun, pasi mosshkëmbimi normal i gazeve oksigjen-dioksid karboni mund të vështirësojë frymëmarrjen.

Një tjetër kategori që duhet të tregojë kujdes janë njerëzit që kanë sëmundje të rënda të mushkërive dhe e kanë të nevojshme fuqizimin me oksigjen. Për shkak të vështirësive për të ekuilibruar nivelet e dioksidit të karbonit, këta persona mund të hasin vështirësi.

Ekspertët thonë se pavarësisht ekspozimit ndaj CO2, sërish organizmi është i përgatitur për të larguar sasinë e tepër edhe te këta individë, megjithatë për të shmangur çdo vështirësi dhe problem, këta persona këshillohen që të flasin paraprakisht me mjekun dhe në rast se nuk u lejohet të mbajnë maskë, duhet të shmangin në mënyrë kategorike vendet me ekspozim të lartë ndaj Covid-19.

Share With:
Translate »
363 Views