A t’ia blej vajzës sime lodrën Labubu?

Kjo është pyetja që i bëra vetes kur vajza ime, si shumë fëmijë të tjerë, e pa tek shoqet dhe filloi ta kërkonte me këmbëngulje.

Si nënë… kuptoj shumë mirë dëshirën e saj për t’u ndjerë pjesë e grupit.

Por si psikologe… më duhej ta shihja pak më thellë se kaq.

⚠️ Pse NUK ia bleva, dhe nuk e rekomandoj as për fëmijët e tjerë:
1.Pamja e Labubu është vizualisht shqetësuese
Me sy të fryrë, buzë të shtrembëruara dhe mimikë të ngurtë nuk ka asgjë të butë, të sigurt ose të dashur në të. Për një fëmijë, kjo mund të ngatërrohet me përfytyrime të frikshme dhe të ndikojë në gjumë, ëndrra, apo edhe në lojë.
2.Nuk është lodër me vlerë zhvillimi
Nuk nxit imagjinatën, as kreativitetin dhe nuk i mëson fëmijës empati apo siguri emocionale. Madje shpesh imiton karaktere me sjellje “të çuditshme”, që nuk ndihmojnë aspak në stabilitetin emocional të fëmijës.
3.Stili “creepy-cute” është për të rritur, jo për fëmijë
Ky dizajn alternativ është pjesë e një kulture që i përshtatet më shumë adoleshentëve ose të rriturve që ndjekin artin “jo tipik” jo fëmijëve që ende formojnë ndjeshmërinë dhe raportin me botën.
4.Marketing manipulues
Labubu shitet në kuti “surprizë”, gjë që i nxit fëmijët të blejnë pafund derisa të gjejnë “personazhin e preferuar”. Kjo përqasje është shumë afër mekanizmave të lojërave të fatit dhe nuk i mëson fëmijës kufij ose vetëkontroll.

Pop Mart's Labubu: From Blackpink fave to fading frenzy for Chinese toy  firm | South China Morning Post

✅ Si përfundim:

Jo, nuk ia bleva vajzës Labubu.
Sepse e dua, dhe dua të rritet e sigurt, jo thjesht “në hap me shoqet”, por me një botë të brendshme të shëndetshme.

Nuk është lodër për fëmijë.
Ka ndikim negativ në ndjeshmërinë e tyre, nuk kontribuon në zhvillimin e trurit, dhe mund të shkaktojë ankth, çrregullim në lojë dhe pasiguri.

Ka pafund lodra që:
✔️ janë të bukura,
✔️ mbështesin emocionet,
✔️ nxisin imagjinatën,
✔️ dhe i japin fëmijës diçka më shumë sesa një pamje interesante.

LABUBU Space Adventure Series,Exciting 6.6 in Macaron Plush Doll  Keychain,Blind Box Figures,Random Design Box Toys for Modern Home Decor in  Kuwait | Whizz Stuffed Animals & Teddy Bears

Nëse ke fëmijë që po e kërkon këtë lodër, ndal një sekondë dhe pyet veten:
“A do t’i japë siguri dhe zhvillim, apo thjesht një dëshirë kalimtare?”

Në fund, vendimet më të vogla janë ato që ndërtojnë themelin e brendshëm të fëmijëve tanë.

 

Shënim nga një nënë psikologe.

Share With:
Translate »
50 Views