A u duhet dhënë foshnjave ushqime solide përpara muajit të 6-të? Përgjigjen ekspertët
Ekspertë pediatrik nga qeveria britaneze lëshuan udhëzimet për ushqyerjen e foshnjave për herë të parë pas 24 vjetëve, me qëllim që t’iu ofrojnë ndihmë prindërve.
Të dhënat sugjerojnë se tre prej nga katër foshnje në Britaninë e Madhe janë duke u ushqyer me shumë kalori, ndërsa një gjë e tillë është marrë si shkak kryesor i obezitetit tek fëmijët.
Organi qeveritar britanez këshillon për prindërit që:
T’i prezantoni foshnjat me ushqim solid në muajin e gjashtë, të mos u jepni qumësht lope pa mbushur një vit, t’i mbani larg nga ushqimet të larta në sheqer dhe kripë dhe t’u jepni atyre arra dhe ushqimet e tjera që vijnë nga familja e arrës, me qëllim që të eliminoni rrezikun për një alergji të mundshme.
Qeveria tashmë këshillon që nënat të ushqejnë foshnjat e tyre me gji deri sa të jenë të paktën gjashtë muaj dhe vetëm atëherë gradualisht t’u japin ushqime të ngurta apo solide.
Njëashtu, ata thonë se foshnjave nuk duhet t’u jepet qumështi i lopëve para se të mbushin një vjeë, ose ushqime të larta në sheqer, sepse mund të dëmtojnë dhëmbët e tyre.