Abeli e ka gjetur emrin për vëllanë e vogël që do t’ia bëjë mami

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Fiori Dardha na njeh shpesh me jetën e saj personale nëpërmjet rrjeteve sociale, sidomos me bëmat e të voglit Abel që sot ka shprehur një dëshirë të drejtë. Ai i ka kërkuar mamit një vëlla. Abeli është djali i madh dhe i vetëm i familjes, ndaj kërkesa e tij është shumë me vend. Por nuk mbaron me kaq, ai madje i ka gjetur dhe emrin, Tedi do ta quajë, edhe pse bëhet pishman shpejt. Episodin na e ka treguar mami Fiori në foton e fundit në instagram ku duket bashkë me “djemtë” e saj: “Abeli: “Mami kur te me besh nje vella do e quajme Teddy”. Pas 5 minutash… “Mami, nuk do ia veme emrin Teddy, se nuk mund te kem 2 vellezer me emer njesoj”. Ne foto: Mami, Abelin dhe “vella” Teddy! ” ka shkruar gazetarja. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
824 Views