Mblesëria që lindi nga çifti i njohur i Big Brother, historia e dashurisë deri në familjen me dy fëmijë

100 milionët e Big Brother Albania i kanë fituar gjithsej 9 banorë – 10 më mirë, meqenëse fituesit e fundit ishin çift. Ndërsa dhjetëra banorët e tjerë morën prej andej famën, disa më shumë, të tjerë më pak e ndoshta edhe disa që u harruan shpejt. Ndërsa Jona Kalemaj, finalistja e Big Brother 7, edhe pse i shkoi deri në fund kësaj aventure, nuk ia doli të fitonte 100 milionët. Por mori gjithçka deshi nga ai Big Brother: “Mua Big Brother më ka ndryshuar jetën”, – thotë ajo sot me shumë krenari. Këtë të fundit e thekson edhe më tepër kur kujton se askush nuk e mbështeti dëshirën e saj për të qenë pjesë e një reality show. Por nuk ka aspak vend për pendesa. Është gjëja më e bukur që ka bërë në jetë dhe që, pa asnjë dyshim, do ta përsëriste miliona herë të tjera.

Kështu tha Jona sot, nga studio e Pasdite në Top Channel, ku ishte e ftuar pak muaj pas lindjes së vajzës së dytë.

Sot, kur kanë kaluar katër vjet që nga Big Brother 7, pavarësisht se shumë banorë i janë rikthyer jetës së tyre jashtë vëmendjes mediatike, për Jonën nuk ka ndodhur kështu. Edhe pse nuk ka dashur, me çdo veprim të saj, në rrjetet sociale ose jo, Jona ka përfunduar në titujt kryesorë. Madje, në to, ka përfunduar edhe historia e dashurisë me bashkëshortin e saj.

Megjithëse gjithmonë ka dashur të jetë e rezervuar, sot Jona ka treguar se edhe dashuria e jetës fillesat i paska pasur në Big Brother. Bashkëshorti i Jonës dhe fansi i saj më i madh, e njohu atë nga Big Brother. Për fatin e tij të mirë, ishte kushëri i Fatjonit dhe Matildës, një prej çifteve të vërteta dhe më luftarake të atij edicioni. Pasi aventura përfundoi, Matilda dhe Fatjoni ia prezantuan Jonës kushëririn e tyre dhe pas atij takimi erdhën edhe të tjerë, derisa lidhja u konsolidua.

Sot, Jona është një nënë e lumtur e dy vajzave si yje. Nuk është penduar për asgjë, sepse nuk ka arsye, përkundrazi. Në formë shumë të mirë fizike, Jona tregon se po e shijon shumë periudhën e mëmësisë (përveç faktit që orët e gjumit janë më të pakta). Ejsi, vajza e saj e madhe, dhe Santa, e cila është vetëm 3 muajshe, ia kanë ndryshuar tërësisht jetën dhe, si një nënë me kohë të plotë, Jona u është përkushtuar vogëlusheve pa menduar për angazhime të tjera.

Për momentin, prioritet ka mirërritjen e tyre, ndërsa më vonë, ka në plan një sipërmarrje private, të cilën do që ta menaxhojë vetë.

Se ti je dhurata me e bukur ne jet #santina❤️

A post shared by JK (@jonakalemajj) on

“Mora gjithçka kam dashur nga Big Brother, përveç 100 milionëshit…” – thotë ajo krenare për aventurën e saj, e cila, më shumë se gjithçka tjetër, i dhuroi dashurinë e jetës dhe pas saj edhe dy engjëjt që ia ndriçojnë ditët.

Share With:
Translate »
774 Views