“Abuzonte me mua prej 4 vitesh”/ 15-vjeçarja në Golem tërheq denoncimin ndaj të atit

15 vjeçarja në Kavajë, e cila denoncoi të atin Bledar Rako se ka abuzuat seksualisht me të për disa vite ka tërhequr denoncimin. Ajo ka pretenduar në polici se e ka bërë këtë veprim se i ka gjetur disa biseda në telefon.

“Nuk është e vërtetë që babai ka abuzuar seksualisht me mua. Gënjeva pasi më gjeti disa biseda në telefon me një shok”, ka thënë ajo.

Po ashtu, nga akti i ekspertimit ka rezultuar se ndaj 15-vjeçares nuk ka pasur akt të marrëdhënieve seksuale.

Ndërkohë avokati i 48-vjeçarit ka deklaruar se lidhur me kërkesën për urdhër-mbrojtje, edhe vajza edhe nëna e saj kanë deklaruar se nuk ndihen të kërcënuara.

“Hoqën dorë. Nuk kërkuan urdhër mbrojtjeje. Ka ndodhur në një moment që vajza ka pasur përplasje me të atin pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte me telefon pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shoqen e saj. Kjo ishte e vërteta. Nuk ka abuzim. Kjo ka sjellë reagimin që ka arritur deri në atë veprim që të shpifë për babain e vet. Ka folur me të ëmën dhe pas bisedës, ka komunikuar me psikologen e shkollës.”

Gjykata e Durrësit pak më herët caktoi masën e sigurisë me burg për 48-vjeçarin nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

 

Share With:
Translate »
35 Views