“Jam shqiptar”, shkolla verore hap dyert së shpejti për fëmijët e emigrantëve

Shkolla verore “Jam shqiptar” do të hapet së shpejti. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Igli Hasani ndërsa shton se shkolla do të mirëpresë nxënësit shqiptarë në Itali. Ministri iu bën thirrje nxënësve që të aplikojnë dhe të mësojnë më shumë rreth historisë, artit, kulturës e traditave tona.

Postimi i ministrit Hasani:

🦅Shkolla verore “JAM SHQIPTAR” do të hapë së shpejti dyert e saj. Këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali.

Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare 📚?

Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore në Shqipëri, ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin 🎭, kulturën e traditën 🪗 shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske 🏞️ të atdheut tonë të bukur 🦅🇦🇱.

Nëse je nxënës i klasave shqipe në Itali, ndiq videon dhe dërgo sa më parë aplikimin tënd në adresën👇:

📧 shkollashqip@mfa.gov.al

📌Afati i fundit për aplikim: 🗒️2 qershor 2024

#RuajeGjuhënTënde

 

Share With:
Translate »
56 Views