Adam dhe Behati fotografohen bashkë, ndërkohë që 5 gra kanë publikuar mesazhet flirtuese nga këngëtari
Adam Levine dhe gruaja e tij Behati Prinsloo janë parë së bashku për herë të parë që kur këngëtari i Maroon 5 u akuzua për dërgimin e mesazheve të papërshtatshme ndaj grave të ndryshme. Në fotot e siguruara nga The Daily Mail të martën, Levine dhe gruaja e tij supermodele shtatzënë dukeshin të buzëqeshur teksa morën nga shkolla dy fëmijët e tyre – Dusty Grace, 6 vjeç dhe Gio Grace, 4 vjeç.
Fotot janë bërë menjëherë pasi këngëtari lëshoi një deklaratë në të cilën ai mohoi të kishte një lidhje, por pranoi se “e kaloi kufirin” me modelen e Instagramit Sumner Stroh.
Çifti u fotografuan sërish më vonë, të kapur për dore dhe të buzëqeshur.
Që kur Stroh u shfaq për herë të parë të hënën me akuzat për një lidhje 1-vjeçare me Levine, katër gra të tjera e kanë akuzuar atë për dërgimin e mesazheve flirtuese ose seksuale.
Komediania Maryka dhe një grua e quajtur Alyson Rose postuan screenshote nga bisedat e tyre të supozuara në Instagram me Levine menjëherë pasi Stroh rrëfeu historinë e saj.
Po ashtu edhe instruktorja e jogës Alanna Zabel, e cila stërviti yllin e popit nga viti 2007 deri në 2010-ën, rrëfeu se Levine i dërgoi mesazhe ku i thoshte se donte “ta kalonte ditën me të pa rroba”. Zabel shkroi se i dashuri i saj i atëhershëm e pa mesazhin dhe u bë i dhunshëm, duke i thyer kyçin e dorës. Ajo shtoi se kur i tha Adam-it, ai e injoroi atë dhe nuk kërkoi kurrë falje.
Rasti i pestë është Ashley Russell, e cila ka një llogari në Instagram me pak më shumë se 4,000 ndjekës. Ajo pohoi se, në fillim të këtij viti, këngëtari i Maroon 5 shikonte Story-t e saj, i pëlqente postimet dhe madje i dërgonte asaj mesazhe flirtuese në DM.