Nënë për herë të dytë, aktorja e njohur zbulon barkun e rrumbullakosur

Aktorja e njohur turke, Hazal Kaya, ka qenë së fundi pjesë e festës së një marke parfumi dhe prej andej ka postuar edhe fotot e para të shtatzënisë së dytë. Hazal, si një ndër personazhet më të kërkuara të ekraneve, është edhe imazh i markës së njohur të parfumeve.

Megjithatë, në fotot e para nga festa, e gjithë vëmendja e fansave ishte te barku, i cili tashmë është lehtësisht i dallueshëm.

Pak ditë më parë, Hazal Kaya publikoi lajmin se do të bëhet nënë për herë të dytë, madje ka zbuluar gjininë dhe emrin me të cilën do ta pagëzojë. Në një postim në Instagram, ajo shkroi: “Si mund të mos e zbuloja? Leyla po vjen…” duke zbuluar kështu gjininë dhe emrin e vogëlushes që do të vijë në jetë pas pak muajsh.

Lumturisht e martuar me Ali Atay, aktorja e njohur është tërhequr për pak kohë nga projektet e reja dhe ofertat e produksioneve për të luajtur në seriale të reja, megjithatë është e lumtur që do të bëhet nënë përsëri.

Share With:
Translate »
21 Views