Adam Driver, baba për herë të dytë

Adam Driver dhe e shoqja, Joanne Tucker, në mënyrë sekrete, janë bërë prindër për herë të dytë këtë vit. Sipas Pages Six, çifti ka sjellë në jetë një vajzë.

Adam Driver, baba për herë të dytë

Aktori, 40 vjeç, ka konfirmuar lajmin në “SNL”, duke u shprehur: “Vitin e kaluar kërkova një vajzë dhe m’u realizua dëshira. Është tejet e lodhshme (përvoja). Ndaj, këtë vit dua ambien (ilaç që përdoret për njerëzit që kanë vështirësi me gjumin apo insomnia).

Në shkurt të këtij viti, çifti, i cili e ka mbajtur lidhjen, martesën dhe familjen jashtë lenteve të paparacëve, u fotografuan dhe dukej qartë barku i rrumbullakosur i Joanne. Madje, ata kishin blerë edhe aksesorë për bebe.

Adam Driver, baba për herë të dytë

THEIMAGEDIRECT.COM

Driver dhe Tucker kanë edhe një djalë, i cili ka lindur në vitin 2016, por bota e mori vesh 2 vite më vonë. Ata sërish e mbajtën super private lindjen e tij.

Adam Driver, baba për herë të dytë

GETTY IMAGES

Sa i përket lidhjes së tyre, Tucker dhe Driver janë njohur në fillim të viteve 2000 në shkollë dhe u martuan në qershor të vitit 2013, në një ceremoni – po, po, fiks e mendove – totalisht private.

Share With:
Translate »
36 Views