Adelina Ismaili nis pushimet me Uliksin dhe Valin, ja vendi që ka zgjedhur

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, përvec mosangazhimit në muzikë, iu mungon dhe rrjeteve sociale në të cilat ka filluar të postojë shumë rrallë duke vendosur mure në jetën e saj private.

Së fundmi, këngëtarja së bashku me bashkëshortin dhe me djalin e tyre Uliksin, kanë nisur pushimet. Familja ka zgjedhur si destinacion Greqinë, ku po kalojnë momente të bukura në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Edhe pas nisjes së pushimeve, Adelina ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur duke mos postuar asgjë në rrjete sociale por i shoqi i saj, Vali, ka ndarë me ndjekësit e tij foto nga pushimet familjare. Ai ka postuar një foto në profilin e Instagramit, ku shihet me djalin e tij Uliksin në krah buzë detit.

Share With:
Translate »
454 Views