Adelina sapo e zgjidhi problemin për buzë të fryra dhe gjoks të plotë
Adelina Tahiri është një nga vajzat më të bukura të shoëbizit shqiptar dhe si e tillë edhe ndër më të komentuarat. Krahas fansave të shumtë që ka, ajo shpeshherë duhet të përballet me kritika. Syve të kaltër dhe flokëve bjondë që i fali natyra, Adelina u mundua tu shtonte edhe asete të tjera artificialisht siç u tha nëpër media. Këngëtarja u përfol për operacione plastike dhe botoks që e vunë shpesh në qendër të akuzave.
Por mesa duket biri i vogël që ajo ka tek barku po ia thjeshton mamit anën estetike. Edhe pse barku i saj nuk është më i sheshtë dhe me muskuj, po kompesohet me mënyra të tjera. Adelina tashmë ka gjoks dhe buzë të plota falë shtatzanisë së saj. Jo vetëm kaq. Ajo tashmë nuk ka nevojë as për grim, sepse shkëlqimi në fytyrën e një mami në pritje sfidon çdo produkt bukurie. Si ju duket mami Adelina në këtë foto të fundit? /Kids’Time/