Prezantuesi i njohur përplas me makinë 3-vjeçaren, publikohet momenti

Prezantuesi i emisionit shumë të ndjekur “Ant & Dec’s Saturday Night Takeaway”, Ant McPartlin është bërë dje pjesë e një aksidenti. Ai u përplas me dy makina dhe një vajzë e vogël 3 vjeç, mbeti e dëmtuar nga ky aksident.


Në pamjet e publikuara nga “Mail Online”, Ant duket i tronditur pasi del nga makina pas aksidentit të ndodhur në Londër.
Prezantuesi u arrestua i dyshuar se ka ngarë makinën i alkoolizuar. Ai kaloi shumicën e natës në paraburgim, para se të lirohej dhe u kthye në shtëpi në orën 3 të mëngjesit 7.


Policia Metropolitane konfirmoi se Ant ishte liruar ‘nën hetim’. Prezantuesi ka pasur një vit të mundimshëm me varësi ndaj ilaçeve dhe po ndahet nga bashkëshortja pas 11 vitesh martesë.

Share With:
Translate »
945 Views