Adelina Tahiri flet për depresionin pas lindjes: “S’isha e lumtur, më interesonte vetëm pesha”

Këngëtarja Adelina Tahiri është shfaqur në një intervistë në podcastin e Orinda Hutës, “Mam”, ku ka folur për mëmësinë dhe është ndalur edhe te periudha e vështirë pas lindjes, për të cilën nuk flitet shumë.

Këngëtarja rrëfeu se shtoi 30 kilogramë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së djalit ka kaluar në depresion. Ajo theksoi se nuk ishte e lumtur me peshën e saj dhe kjo ishte e vetmja gjë ku u fokusua aq shumë sa humbi qumështin dhe nuk mundi t’i jepte gji djalit për shumë gjatë.

“Shtova 30 kilogramë gjatë shtatzënisë. Për momentin jam 56 kg, atëherë isha 84. Vetëm të them një gjë, nuk e harroj kurrë kur kam hyrë në banjo të nesërmen në mëngjes dhe kam bërë dush. O Zot, çfarë tmerri! Elefant! Kisha harruar ta shikoja veten në pasqyrë. Kur e pashë, o Zot, thashë unë nuk do bie në shtrat me burrin derisa të vij në format e mia të duhura!

Unë rashë në depresion! Kur e pashë veten në atë lloj gjendje, mua nuk më interesonte asnjë gjë tjetër. Mua më interesonte vetëm pesha dhe ashtu humba edhe qumështin. Jam mësuar të jem gjithmonë në super formë. Psikologjia ime është më e fortë se çfarëdo lloj fjale. Nuk më interesonte. Nuk haja fare. Vetëm 20 ditë kam dhënë gji. Ndoshta tingëlloj egoiste, por nuk isha e lumtur!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MAM (@mam_orindahuta)

Share With:
Translate »
47 Views