Prapaskenat e përplasjes mes Besit dhe Xhensilës në 1 vjetorin e Amen, në konfliktin mes ish-çifti u përfshi edhe familja! Ja vendimi që mori aktori

Djali i Xhensilës dhe Besit ka festuar këtë javë 1-vjetorin e tij. Amen, festoi në një festë gjigande që këngëtarja kishte përgatitur për të voglin e saj. Pasi i dedikoi një këngë, artistja publikoi në rrjetet sociale edhe pamjet nga festa, që duhet thënë ishte madhështore.

xhesila myrtezaj amen ajka bes kallaku1Nuk kishte sesi mos të binin në sy VIP-at e shumë që artistja kishte ftuar. Nga kolegë këngëtarë, aktorë, moderator e shumë emra të njohur të showbizzit, ishin prezent në festën e Amen. Në rrjetet sociale, Xhensila publikoi edhe momentin kur fryu qirinjtë. Si një nënë tashmë single, këngëtarja mbante në krah të dy fëmijët e saj, duke nxjerrë përfundimisht nga jeta e saj, Bes Kallakun.

xhesila myrtezaj amen ajka
E, në fakt, mungesa e aktorit të humorit në këtë festë ishte kryefjala e mediave. Besi zgjodhi që për ditëlindjen e të birit të bënte vetëm një urim të ndjerë në rrjetet sociale. Sakaq, ai nuk ishte i ftuar në festë, madje asnjë nga familjarët e tij nuk ishin prezent.

xhesila myrtezaj amen3

Kujtojmë që kur Ajka, vajza e çiftit kishte ditëlindjen, Xhensila ftoi ish-vjehrrën e saj. Por një gjë të tillë nuk e ka bërë në festën e Amenit. Shkak për këtë është bërë pikërisht përplasjet që çifti ka pasur edhe gjatë procesit të divorcit.

xhesila myrtezaj amen6

Teksa Besi ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këtë ngjarje, Xhensila ka folur për herë të parë, duke zbuluar kështu anën e saj të historisë. Rrëfimi është bërë për Arbana Osmani, teksa në promo dëgjohet vetëm këngëtarja që shprehet mes lotëve “Përpara asaj që më panë sytë në atë martesë”. Por duket se përplasja e ish-çiftit të dashur për publikun tashmë vijon në dyert e Gjykatës.

bes kallaku gjykate xhensila myrtezaj1

Share With:
Translate »
86 Views