“Ai e dëshironte një fëmijë të tretë…”/ Michelle: Ja pse nuk e doja një djalë nga Obama
Michelle Obama ka deklaruar me humor dhe sinqeritet se është shumë e lumtur që është “nënë vajzash”.
“Në fakt, jam shumë e lumtur që nuk pata një djalë,” tha ish-Zonja e Parë gjatë episodit të fundit të podcast-it të saj “IMO”, të cilin e drejton së bashku me vëllain e saj Craig Robinson.
Në bisedë ishte e ftuar moderatorja e njohur Angie Martinez, e cila u shpreh se Michelle “duhej të kishte bërë edhe një djalë”, duke iu referuar familjes së saj me ish-presidentin Barack Obama dhe vajzat Malia (26) dhe Sasha (24). Por Michelle nuk ishte dakord.
“Do të kishte dalë një Barack tjetër,” u shpreh ajo me një buzëqeshje.
“Një Barack i vogël do të ishte i mrekullueshëm,” nguli këmbë Martinez.