“Ai ma vendosi emrin Arkimed, ai më trashëgoi muzikën”, Stresi prek më fjalët për gjyshin e tij

Familjarët, miqtë dhe kolegët kujtuan Mjeshtrin e madh Ali Mulaj në 1 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Në ceremoninë e organizuar të pranishmëve ju drejtua dhe nipi i tij, reperi i mirënjohur shqiptar Stresi, i cili zbuloi se emrin Arkimend dhe muzikën i ka të trashëguara prej tij.

“Ai ma vendosi emrin Arkimed, e falenderoj shumë, ai më trashëgoi muzikën. Ashtu siç e kam njohur unë gjyshin tim, ashtu e keni njohur dhe ju, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij”.

Ali Mulaj u nda nga jeta me 21 nëntor 2021, në moshën 92-vjeçare.

Mulaj ishte një ndër themeluesit e Ansamblit “Dardania”, pjesëmarrës në gjitha festivalet kombëtare, lokale dhe në shumë të tilla nderkombëtare si instrumentist virtuoz.

Mjeshtri nga Tropoja do të mbahet mend gjithmonë dhe për humorin e tij të mrekullueshëm.

"Ai ma vendosi emrin Arkimed, ai më trashëgoi muzikën",

Share With:
Translate »
134 Views