“Ai vuante nga çrregullime mendore” Prindërit e modeles ndajnë çiftin e famshëm!

Ylli i “Saturday Night Live”, Pete Davidson dhe e dashura e tij e re supermodele Kaia Gerber janë ndarë, sipas një raporti të fundit!

Davidson, 26 vjeç, dhe Kaia, 18 vjeç, duket se i dhanë fund romancës së tyre e cila zgjati vetëm dy muaj.

“U bë shumë e vështirë për Kaia-n. Pete është shumë intensiv me të dashurat e tij. Kaia është vetëm 18 vjeçe dhe ishte një gjë e madhe për t’u përballuar”.

Davidson, i cili nuk është parë publikisht për javë të tëra, u zbulua për herë të fundit duke lënë apartamentin e Gerber në dhjetor, ku prindërit e saj, Cindy Crawford dhe Rande Gerber, raportohet se patën një bisedë për shëndetin e tij mendor.

Rande u dëgjua duke thënë se personi lart – që supozohet të ishte Davidson – kishte sy të çjerrë dhe ishte i tmerruar.

Ai po tregonte atë që kishte parë në apartament ndarsa partnerja, nëna e Kaia-s, e ndiqte e shqetësuar.

Davidson ka folur më parë rreth diagnostikimit me çrregullim të personalitetit.

Kaia dhe Davidson janë lidhur që nga nëntori. Davidson ka një histori lidhjesh me femra të famshme duke përfshirë Ariana Grande, Margaret Qualley dhe Kate Beckinsale.

Share With:
Translate »
562 Views