Ajola poston foton me Kajan që sot feston 2-mujorin

Dhjetor i ëmbël, me pemën e Krishtlindjeve në sfond dhe Kajan në krah. Kështu feston 2-mujorin e të bërit nënë në këtë vigjilje festash Ajola Xoxa. Ndërsa Lali Eri është shumë i angazhuar me punët e tij në krye të bashkisë së Tiranës, Ajola duket se po e shijon pafund shkëputjen nga puna dhe përkushtimin ndaj të voglit.
“Dy muaj me këtë qiell të vogël” ka shkuar ajo si dedikim ndaj vogëlushit.
Presim detaje të tjera nga festa në vazhdim sepse nuk mund të kalohet kaq ‘lehtë’ ditëlindja, por për momentin kënaquni me këtë foto kaq të ëmbël nënë e bir. /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
825 Views