Ajola Xoxa kujton të atin dhe na preku me dedikimin e ndjerë

Në muajin shkurt të këtij viti, bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, humbi babain e saj.

Arben Xoxa u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare, pasi ishte i sëmurë prej kohësh.

Xoxa studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Ndarja e tij nga jeta ishte një humbje e madhe për Akademinë.

Sigurisht që Ajolës i mungon shumë i ati, për të cilin ka bërë shpesh dedikime të ndjera në Instagram.

Pas shtatë muajsh me mungesën e tij, ajo na ka prekur zemrat të gjithëve me postimin e fundit në Instagram.

Bashkëshortja e Veliajt ka publikuar një foto me të atin gjatë njërit prej vallëzimeve të tyre dhe krahas postimit shkruan:

“Dhe nuk ka rëndësi se ku shkoj për të humbur veten, të gjej akoma ty brenda meje.”

Kujtojmë se një vit më parë, Ajola Xoxa dhe Erjon Veliaj u bënë prindër për herë të parë. Ajola solli në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Kajan.

Share With:
Translate »
1205 Views