Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi përplas 6-vjeçarin, i mituri dërgohet në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues A.A., 48 vjeç, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D. B, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
460 Views