Aksident në familjen e Don Xhonit, reperi anulon koncertin në Ulqin

Një aksident në familje e ka detyruar Don Xhonin të anulojë një nga koncertet e tij të fundit. Pas mesnatës së djeshme, reperi ka lajmëruar se diçka e rëndë ka ndodhur, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ai ka njoftuar se ka anuluar koncertin në Ulqin dhe ka kërkur falje te fansat. “Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje.

Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt” shkruan artisti. Por duket se sot çdo gjë është kthyer në normalitet, pasi Don Xhoni ka vazhduar koncertin në Gjirin e Lalzit ashtu siç ka treguar edhe me postimet në InstaStory. Ende nuk dihen detajet e aksidentit në familjen e reperit, duke qenë se mediat nuk kanë shkruar për të.

Share With:
Translate »
144 Views